Korabi – Laçi (0-0), që është luajtur në “Selman Stërmasi” të Tiranës ka ngritur siparin e kampionatit kombëtar të Kategorisë Superiore
Java e parë e Kategorisë Superiore ka filluar me ndeshjen Korabi – Laçi, një 90 minutësh që u diskutua në “Selman Stërmasi”. Pikërisht kur Dibra është bërë në qendër të vëmendjes së politikës, për shkak të zgjedhjeve lokale, skuadrën e futbollit që e përfaqëson nuk e shpëton dot asnjë premtim për ta kthyer në shtëpi. Për shkak të dhunës edicionin e kaluar në një takim ndaj Kastriotit, kur ekipi ishte një kategori më poshtë, Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka vendosur që Korabi t’i luajë të gjitha ndeshjet e shtëpisë në stadiumin e kryeqytetit. E para, pas 54 vjetësh në Superiore përfundoi 0-0 dhe duhet pritur shumë për të parë dy skuadra të vërteta, qoftë Korabin, por edhe Laçin, të cilat kanë transferuar nga një skuadër të re gjatë merkatos së verës.