Aksidenti tragjik i ndodhur mbrëmë në hyrej të qytetit të Parmës në Itali, i mori jetën 3 nga 4 fëmijëve të çiftit shqiptar Ardian dhe Anjeza Hyseni. Çifti Hyseni prej vitesh ishin transferuar nga Durrësi për në Itali për të patur një jetë më të mirë ku dhe u vendosën në qytetin e Parmë.
Në tragjedinë e mbrëmshme ata humbën tre fëmijët e tyre si dhe nipin e vogël, ku i vetmi i mbijetuar është djali i tyre 18-vjeçar i cili nuk ishte i pranishëm në ngjarjen e rëndë. Mediat vendase raportojnë se Anjeza kishte shkuar në vendngjarje pasi mësoi lajmin tragjik ku më pas u transferua në spital pasi u ndje keq.
Aksidenti ka ndodhur në zonën Reggio, pranë qytetit të Cade ku në timonin e Fiat Stilo ishte partneri i Shanes, 30-vjeçaro Orjol Lame i shtruar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore në spitalin Reggio Emilia.