Kryetari i PD, Sali Berisha ka shpërndarë një mesazh të rëndësishëm për demokracinë dhe ndjekësit e tij në Tik-Tok. Ai deklaron se primaret janë një ndryshim epokal dhe se kandidatët e opozitës për zgjedhjet vendore janë prodhimi më i mirë politik që vendi ka njohur ndonjëherë.
“Kandidatët e opozitës për zgjedhjet vendore, prodhimi më i mirë politik që vendi ka njohur ndonjëherë. Primaret, ndryshim epokal! Ato i japin fund kryetarokracisë, vendosin në piedestal votën e anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike”, deklaron Berisha.