Janë zbardhur detaje të reja lidhur me hetimet për përdhunuesin shqiptar Spartak Dyrmishi i cili po kërkohet nga autoritetet greke, pasi rastit të rënë të abuzimit të një 38- vjeçareje në stacionin e trenit.
Autoritetet greke janë të bindur që ai ka hyrë në vendin tonë, pak pas mesnatës së 26 tetorit, madje thonë se është edhe nga Vlora, por ende policia jonë nuk ka informacion se ku mund të strehohet i shumëkërkuari i policisë greke. Dyrmishi është vënë nën akuzën e rëndë të përdhunimit të një gruaje të cilën e ka kërcënuar me anë të një thike, ndërkohë që ngjarja ka ndodhur në një stacion autobusi.
Ata e kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërkohë që nga autoritetet tona nuk ka asnjë të dhënë në lidhje me të, edhe pse ai mund të jetë person me rrezikshmëri të lartë dhe kërcënues në çdo moment.
Policia vendase ka kryer një mori kontrollesh në lidhje me të, por ende nuk ka mundur të gjejë gjurmët e tij, përveç në dy ngjarjet e rënda të shënuara në stacionin e autobusit.
Ngjarja ka bërë jehonë në të gjithë mediat greke, ndërkohë që shqiptari mësohet se ka sulmuar edhe një grua tjetër, e cila ka mundur t’i shpëtojë nga “kthetrat”.
MEDIAT GREKE
Policia greke, duke dashur të krijojë profilin e shqiptarit të kërkuar, ka mësuar se ia ka dhunuar disa herë edhe nënën e tij, pasi ai jetonte vetëm me të pasi gruaja dhe dy fëmijët e kishin braktisur.
Përgjatë ditës së djeshme, bashkë me fotografitë e tij janë shpërndarë edhe të tjera detaje, që janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë të zbuluar nga autoritetet greke, ku një shqiptar akuzohet si autor i disa përdhunimeve në shtetin helen.
Mësohet se është vërtetuar shkencërisht se shqiptari Spartak Dyrmishi është autor i dy përdhunimeve, nga tre që akuzohej. Këtë fakt e zbuloi ADN-ja e kryer nga rrobat e viktimave. 45-vjeçari kishte probleme me alkoolin.
Ai u identifikua nga autoritetet greke për shkak të erës së alkoolit. I ndarë para pak kohësh nga bashkëshortja, ai është baba i dy fëmijëve të vegjël, vajzë dhe djalë. Rasti i fundit i përdhunimit ishte një javë më parë ku sipas denoncimit të njërës prej viktimave, shtetasi shqiptar tashmë i identifikuar, e përdhunoi në stacionin e tramvajit në lagjen “Faliro” në një prej zonave më turistike të kryeqytetit, ndërsa vetëm një ditë më pas, i njëjti person tentoi të përdhunonte një tjetër, e cila pasi mundi të gjejë një lokal dhe të ndalojë makinën, u largua me vrap duke kërkuar ndihmë.
Autori i dyshuar është nga Vlora dhe ka kaluar për në Shqipëri në datën 27 tetor, në orën 01:00. Agjentë të armatosur kryen kontroll në banesën e tij, por nuk mundën ta gjejnë. Sipas informacioneve, atë e kanë lokalizuar dhe tani po zhvillohet operacioni për kapjen në Vlorë.
Mbas verifikimeve, rezultoi se ai është larguar për në Shqipëri pak orë përpara se të shpallej në kërkim. Policia greke thotë se gjatë orëve në vazhdim do ta shpallë atë në kërkim ndërkombëtar, ndërsa pritet publikimi i fotos dhe të dhënave të tij me qëllim raportimin prej viktimave të mundshme të rasteve të tjera të përdhunimeve ose të tentativave prej tij.
Videoja tregon arratisjen e viktimës nga automjeti i saj, ndërsa po e kërcënonte me thikë. Ndërsa fotot tregojnë vendin ku u krye përdhunimi i fundit.
RRËFIMET
Policia greke njoftoi se “pas një hetimi të plotë nga Nëndrejtoria e Sigurisë së Athinës pranë Drejtorisë së Sigurisë së Atikës, e cila ka marrë përsipër dy raste përdhunimesh, një tentativë dhe një të kryer ndaj dy femrave vendase në orët e para të mëngjesit të datës 23 tetor në zonën e Paleou Faliros u identifikuan detajet e autorit të dyshuar të krimeve të mësipërme.
Ndaj 45-vjeçarit shqiptar është hapur hetimi për dhunim të kryer dhe tentativë dhunë, kanosje me armë dhe rrëmbim. Kërkimet për të vijojnë.
Hetimet nisën pas përdhunimit në orët e para të së dielës në Paleo Faliro. Një grua 34-vjeçare kishte denoncuar se e kishte përdhunuar në një stacion autobusi. Në të njëjtën zonë, një tjetër grua, 24 vjeçe, u ankua se e kishte sulmuar për ta përdhunuar, ngjarje e ndodhur pak para përdhunimit të 34-vjeçares.
Dy femrat dhanë përshkrime të njëjta për autorin. I referoheshin një personi që flet mirë greqishten, me gjatësi mesatare, flokëshkurtër me një tatuazh në krahun e djathtë. Përshkrimet ndryshonin për atë se çfarë kishte veshur burri (24- vjeçarja thotë autori se kishte veshur një xhup dhe këpucë të bardha, ndërsa 34- vjeçarja tha se autori ishte i veshur me rroba të errëta dhe atlete të zeza), por që veshjen dyshohet se autori mund ta kishte ndryshuar brenda tre orëve mes një sulmi ndaj tjetrit.
Materiali nga kamerat e sigurisë së dyqaneve në zonën e gjerë të Palei Faliros është “skanuar” nga oficerët e sigurisë për të hartuar rrugën e ndjekur nga përdhunuesi shqiptar i rrezikshëm.
Në pikën ku u dhunua 34-vjeçarja, në Avenue Poseidonos, qarku i mbyllur i tramvajit ka regjistruar sulmin e sulmuesit. Megjithatë, kamera e një kafeneje në Amfitea Avenue ka regjistruar përdhunuesin me tatuazh, teksa tentoi të përdhunonte një grua tjetër pak orë para sulmit në Agia Skepi.
Në video-dokument shihet viktima e tij e afërt duke ndaluar në një semafor në Avenue Amfitheas. Përdhunuesi futet në makinën e saj dhe përpiqet ta çojë atë në një vend të largët. Gruaja arrin të shkojë me makinë në trotuar, përballë një kafeneje. Ajo del jashtë dhe fillon të kërkojë ndihmë. Përdhunuesi me tatuazhin në panik nga reagimi i gruas, zbret nga makina dhe nis të vrapojë drejt Avenue Amfitheas ku edhe zhduket.
Në të njëjtën kohë, autoritetet kërkonin ankesa nga gratë që “përputheshin” me përshkrimet e dy grave për përdhunuesin e Palaio Faliros, karakteristikat e përmendura nga viktimat përvijojnë profilin e autorit. Nga përshkrimet, bëhet fjalë për një “grabitqar” të pamëshirshëm dhe të rrezikshëm, i cili kërkonte viktimat e tij të radhës në rrugë. Dhe zgjedhja e pikës specifike për të “goditur” nuk ishte thjesht rastësisht.
Sapo errësohet, parku ku sulmuesi iu sul 34-vjeçares për ta përdhunuar, ishte i shkretë, me pasojë edhe kalimtarët e rastit e shmangin. Errësira, mungesa e sigurisë dhe të rinjtë që ecin vetëm natën e bëjnë vendin veçanërisht të rrezikshëm.
“Unë, si grua, nuk do të ecja vetëm nëpër këtë park natën. Janë dëgjuar gjëra të ndryshme. Gjithashtu, nëse ju ndodh diçka pas orës 12 këtu, askush nuk do t’ju dëgjojë”, thotë një studente e re që ka zgjedhur të lëvizë vetëm ditën me tramvajin dhe autobusin që kalon përballë parkut. Deri para pak kohësh, në stacionin e tramvajit kishte një njoftim ku thuhej se në zonë është një person që kryen veprime të pahijshme para kalimtarëve.