Një 37-vjeçar me iniciale E.B. është arrestuar nga policia pasi akuzohet se në bashkëpunim me një person tjetër i kanë marrë 25 mijë euro një gruaje duke e mashtruar se do t’i blinin një apartament. Policia bën me dije se bashkëpunëtori i tij D. R., 35 vjeç, është shpallur në kërkim nga policia.
“Shtetasi E. B., dhe D. R., duke qenë të punësuar si administratorë në një subjekt, kanë përvetësuar, nëpërmjet mashtrimit, shumën prej 25 mijë euro, nga një shtetase, me pretendimin se do t’i blinin asaj një apartament”, njofton policia e Tiranës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.