Ka rënë në prangat e policisë një 48-vjeçar, ndërsa është shpallur në kërkim djali i tij pasi dyshohen si autorët e përplasjes së djeshme në Përmet, ku mbetën të plagosur tre persona.
Sipas njoftimit, është arrestuar edhe një shtetas tjetër i cili ndihmoi autorin e dyshuar të arrestuar, për t’u larguar nga vendngjarja, me automjetin e tij.
Të arrestuarve iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 15 700 euro, 1753 dollarë, shuma të tjera parash në valuta të ndryshme, 1 armë gjahu, municion luftarak dhe 2 aparate celulare. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.