Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar publikimin e të dhënave personale të kryeministri Rama nga hackerët iranianë mbrëmjen e djeshme. Berisha ngre dyshime se nuk kanë qenë hackerët publikuesit, ndërsa komenton se kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj është i vetmi politikan me lidhje iranianë.
Pasi ngriti dyshime, kreu i opozitës u shpreh se janë publikuar dokumentet e abuzimit të Ramës, duke iu referuar kështu udhëtimeve të tij jashtë vendit me charter.
“Politikani i vetëm me lidhje iraniane në Shqipëri është Erion Veliaj, Ju nuk e mbajtët shënim kur unë fola për udhëtimet e Erion Veliajt në Teheran. I ka bërë që në kohën që unë kam qenë kryeministër. Cila ishte lidhja? Nuk ka arritur ta zbuloj. Nuk mund të mashtrojë, nuk mund të gënjejë, të gjitha këto janë të nxjerra nga TIMS-i. Ia nxori Homeland, apo Erion Veliaj, ky është problem tjetër, nuk ka rëndësi për mua. Rëndësi ka qe është dokumenti i abuzimit më të madh pas djegësave të këtij njeriu në detyrë. Nuk ka skandal më të madh. Ky superskandal tregon më së miri psikologjinë antiqytetare të këtij njeriu. Kur pashë këtë listë, m’u rikujtua parlamenti i vitit 1991. Në atë parlament, një deputet i PPSH u shpreh: kam qenë i verbuar nga këta njerëz. Nuk kam besuar kurrë se familja Hoxha mund të kishte një dynym qilima, që familja tjetër mund të kishte pishinë. Por u garantoj se ata së bashku, nuk bënin më shumë se 7-8 milionë. Kurse ky vetëm udhëtime ka shpenzuar të paktën 22 milionë euro, sipas të dhënave të fundit të fluturimeve. Qytetarët do flasin, ndaj e ftoj të japë dorëheqje dhe të mos presë protestën”, tha Berisha.