Komisioni i Sigurisë që po zhvillohet ditën e sotme ka nisur me debate mes deputetëve të opozitës dhe kreut të Agjenicsë së Mbikëqyrjes policore, Ardi Veliu. Deputeti demokrat Ervin Salianji ka debatuar me Naçon teksa i kërkon të ndërpresë dhe të shtyjë mbledhjen, pasi në komision ndodhet një “vrasës”, duke iu referuar ish-drejtorit të Policisë së Shtetit.
Salianji bëri thirrje që Veliu të dalë para drejtësisë, ndërsa kryetari i Komisionit, Nasip Naço bëri thirrje për qetësi dhe më pas i dha fjalën Veliut. Pas kësaj opozita braktisi mbledhjen dhe Salianji dhe Flamur Noka u larguan nga salla, duke bërë thirrje që Ardi Veliu të përgjigjet për vdekjen e Lear Kurtit.