Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta tha se nuk është i penduar që ka prishur marrëveshjen me PD-në në 2013. Ai tha se e ka mbyllur tashmë këtë çështje pas 4 vitesh me bashkëqeverisje, duke iu referuar marrëveshjes së nënshkruar ditën e sotme mes dy partive.
“Lidhur me marrëveshjen e 2013, ish LSI përfshirë dhe Ilir Metën nuk kanë prishur asnjë marrëveshje. Kur erdhi fundi i marrëveshjes, para se të niste fushata, u deklarua një marrëveshje që e kishte mbyllur rolin e saj. Nuk ka ndonjë pendesë në këtë drejtim. Sa i takon të gjitha vendimeve të ish-LSI, të gjitha kanë qenë në interes të integrimit evropian të vendit. Pasi qeverisja e Nanos u bë pengesë e integrimit, LSI dha një rol të rëndësishëm në 2005. Berisha firmosi MSA-në që ishte bllokuar dhe sot jemi këtu ku jemi për shkak të pengmarrjes që i ka bërë Rama shtetit. Edhe vendimet e tjera kanë qenë për vullnetin e mirë për të zhbllokuar të tilla situata. Edhe në 2013 marrëveshja me Ramën ka qenë për të votuar 3 ligjet që mbanin peng integrimin, pasi mendova që në këtë mënyrë kontribuonim për të zhbllokuar këtë proces”, tha Meta.