Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se është në të njëjtin linjë me kreun e qeverisë, ndërsa e konsideron marrëveshjen mes dy partive si historike.
Meta shprehet se referendumi dhe primaret synojnë transparencën. Ndërsa thekson se marrëveshja e arritur mes dy partive do të rikthejë demokracinë në bashkitë shqiptare të marra peng.
“Edhe unë do ta quaja historike këtë marrëveshje. Referendumi dhe referendumet, primaret, transparenca do të bëjnë të mundur që të kemi njëherë dhe përgjithmonë një sovran që i ka të gjitha mjetet për të mbajtur nën kontroll të gjithë ata që u delegon pushtetin dhe më pas abuzojnë me të”, tha Meta.