Reshjet e dendura të shiut në rajonin e Kukësit kanë krijuar probleme në qarkullimin rrugor. Në rrugën Kukës-Morinë, të hënën në mbrëmje pati tre aksidente me shtatë shtetas kosovarë të lënduar jashtë rrezikut për jetën raporton Ora News.
Situata në segmentin Morinë-Tunel Kalimash aktualisht është normale dhe nuk ka probleme në lëvizjen e automjeteve. Në disa pjesë të segmenteve të tjera rrugore ka patur rrëshqitje të gurëve dhe dherave. Problematike mbetet segmenti i rrugës Kukës-Krumë që momentalisht është pa kontratë sipërmarrje.
Në segmentet rrugore Bajram Curri-Valbonë,Kukës-Shishtavec dhe Kukës –Bushtricë, pati rënie gurësh dhe dhera për shkak edhe të terrenit që favorizojnë rënien e gurëve dhe të inerteve në rrugë.
Reshjet e orëve të fundit kanë shtuar sasinë e ujërave të cilat furnizojnë liqenin e Fierzës. Me një intensitet të lartë, këto reshje kanë sjellë uljen e ndjeshme të temperaturave.