Kreu i PL-së, Ilir Meta në një konferencë për mediat ditën e sotme zbuloi detaje nga takimi me Berishën për marrëveshjen mes dy partive për zgjedhjet. Meta e konsideron një binom të jashtëzakonshëm, primaret dhe referendumin, ndërsa argumentoi se edhe pse primaret janë një proces i vonuar, sipas tij duhet të ishte bërë më herët.
Ai theksoi se përgjegjësinë për primaret e mban Sali Berisha, pasi është ky i fundit që i ka ideuar, por shqiptarët presin vetëm fitoren.
“ Kam lavdëruar gjithmonë primaret. Duhet të jemi të kujdesshëm në kushtet e një regjimi mafioz dhe fashist. Vulën e PD-së e mban në xhep Edi Rama dhe e përdor kundër opozitës dhe pluralizmit. Kam thënë që e mban Sali Berisha përgjegjësinë, që do të thotë se shqiptarët nuk presin primaret nga Berisha dhe Meta, por fitoren. Prandaj është ai që mban përgjegjësinë se është ai që e ka ideuar. Është një proces i vonuar, megjithatë duhet të bëjë çdo gjë që kjo çështje të zgjidhet sa më parë se kemi të bëjmë me një shtet fashist. I kam thënë sot Berishës që çdo kandidat që kandidon në primare dhe përpiqet të dëmtojë kolegun e tij, të largohet nga gara. Jemi shumë të qartë dhe marrëveshja jonë që tashmë është e përfunduar i intereson gjithë shqiptarëve, jo vetëm opozitarëve. Është një binom i jashtëzakonshëm, primare dhe referendum. Firmat tona mbi një marrëveshje të tillë japin siguri”, tha Meta.