Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme në Shkodër, ku u raportua për të shtëna me armë në lagjen “Skënderbeg”. Policia e Shkodrës ka arrestuar David Kiri, vëllai i të cilit (Ardian Kiri) u konfliktua mbrëmjen e kaluar me Kristian Fermosin.
Ardian Kiri dhe Fermosi janë shpallur në kërkim. Fillimisht Kristian Fermosi dhe Ardjan Kiri kanë debatuar dhe më pas janë konfliktuar me njërin tjetrin.
Gjatë debatit ka ardhur me një automjet vëllai i Ardjan Kirit, David Kiri i cili ka goditur me makinë Kristian Fermosi. Ky i fundit ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të mjetit por dy vëllezërit kanë arritur t’i shpëtojnë plumbave.
Policia pas kësaj ngjarje ka arrestuar David Kiri ndërsa është duke punuar për gjetjen dhe kapjen e vëllait te tij Ardjan Kiri dhe personit që u konfliktua me të, Kristian Fermosi. Janë ende të paqarta arsyet e këtij konflikti mes tyre.