Abderrahimi Elkharmoudi, një shtetas maroken 45 -vjeçar me një histori të trafikut të drogës, u gjet i vdekur të dielën. Ai ishte në makinën e tij të parkuar në mes të rrugës me dy vrima plumbash.
Sipas mediave vendase, autori është një shtetas shqiptar dhe dyshohet se gjithçka ka ndodhur në lokalin Agora në Piazza della Libertà në Cornaredo.
Kanë qenë kamerat e vëzhgimit në zonë që kanë zbuluar të gjithë itinerarin e ngjarjes ku fillimisht shihet Elkharmoudi duke debatuar me një vajzë dhe më pas një person tjetër, shqiptari, që e pret jashtë.
Shtetasi shqiptar e sheh burrin duke dalë, afrohet të diskutojë me të, largohet dhe kthehet para klubit me armë. Më pas ai qëllon dhe i thotë: “Kështu mëson të respektosh gratë”.
45 -vjeçari i plagosur kap fillimisht një thikë për t’u mbrojtur, më pas futet në makinë për t’u larguar por ndërron jetë pas timonit.