Partia Demokratike ka deklaruar sot në një dajle për shtyp se reforma e qeverisë në arsim, rezultoi e dështuar,sikurse kishte paralajmëruar opozita.
“Siç parashikuam për reformën e famshme në arsim, ashtu edhe doli. Edi Rama ia doli të prodhojë një skandal dhe dëm të pariparueshëm për të ardhmen e maturantëve që do të duhet të hynin në universitete. Maturantët nuk kanë një përgjigje sot, pse nuk rezultojnë fitues, edhe pse shumë prej tyre kanë rezultate të larta e shumë të larta. Nuk e dinë si është llogaritur mesatarja e tyre dhe se cila është diferenca midis mesatares të nxjerrë nga shkolla dhe asaj që del nga kriteret e aplikimit”, ka deklaruar sekretarja për mardhënie me publikun në PD Grida Duma.
Sipas Partisë Demokratike, maturantët nuk morën asnjë informacion për degët që donin të ndiqnin. Ata nuk u orientuan për gruplëndët preferenciale të degëve që donin të vazhdonin para plotësimit të formularit dhe nuk u informuan për lëndët me zgjedhje dhe rëndësinë e secilës në llogaritjen e mesatares sipas profileve.
Duma u shpres se, “Qeveria i lau duart duke ja hedhur përgjegjësinë Universiteteve, ndërsa ishte ajo që ndryshoi rregullat në prag të përfundimit të maturës”.