Një sherr për motive të dobëta është regjistruar në Durrës, ku një 37-vjeçar është plagosur me thikë, ndërsa autori i plagosjes është vënë në pranga.
Sipas policisë, është arrestuar F. J., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, fqinji i tij 37 vjeç, e ka goditur këtë të fundit me thikë. I plagosuri ndodhet aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. J., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin M. H., 37 vjeç (fqinji i tij), e ka goditur këtë të fundit, me mjet prerës (thikë). Shtetasi M. H. ndodhet aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore”, njofton policia.