Të tjerë persona pritet të vihen në pranga për përdhunimin e prostituimin e 12-vjeçares në Greqi. Mediat greke shkruajnë se me përfundimin e hetimeve, 12-vjeçarja do të thirret brenda javës për një deklaratë të re si dhe për të bërë njëkohësisht identifikimin e fotove të personave që e dhunuan.
Gjatë fundjavës është zhvilluar një tjetër aksion nga policia që ka marrë në pyetje tre persona të tjerë. Ata kanë deklaruar se mendojnë se mendonin se në rrjetet sociale, flisnin me vetë vajzën e mitur, por në takim u ka dalë një grua. Sipas dëshmisë së tyre, gruaja u ka bërë pazarin dhe u ka lënë një tjetër takim për 12-vjeçaren.
Deri më tani, në aplikacionin e takimeve online janë regjistruar 367 biseda, ndërsa janë më shumë se 50 profile false që kërkonin të takonin 12-vjeçaren. Nga ana tjetër, në shtëpinë e Elias Michos, i arrestuari i parë për këtë çështje, është vënë zjarri. Mediat greke shkruajnë se parës 03:00 të këtij mëngjesi, persona të panjohur kanë vendosur dy bombola gazi në hyrjen e banesës së tij, në shenjë revolte, pasi Michos, një politikan i njohur në zonë, akuzohet se është një nga tutorët e të miturës. Bashkëpunimi i tij është bërë me nënën e 12-vjeçares.