Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Greqi. Një makinë përplasi dhe tërhoqi zvarrë tre këmbësorë, nënën dhe dy fëmijët e saj adoleshentë. Për fat të keq nga përplasja fatale ka ndërruar jetë njëri nga dy fëmijët, vajza 15-vjeçare, ndërsa nëna dhe vëllai i saj janë në gjendje kritike për jetën.
Ata janë shtruar në spitalin e Verias.
Aksidenti tragjik ka ndodhur në një autostradë në Imathia. Shoferi i mjetit që përplasi nënën dhe dy fëmijët është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është arratisur.