Një përleshje me thika raportohet orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë. Burime bëjnë me dije se një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal i cili sapo ishte inauguruar. Sherri fillimisht ka nisur në lokal dhe më pas është zhvendosur në rrugën përpara lokalit, ku një person është goditur me thikë dhe është transportuar në spitalin e Sarandës. Pasi përleshjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia e ka identifikuar dhe është në kërkim për arrestimin e tij.
Nuk dihen detajet specifike mbi të plagosurin dhe agresorin, ndërsa policia pritet të zbardhë ngjarjen përmes një njoftimi zyrtar.