Reshjet e dendura të shiut ndërprenë në minutën e 75 me rezultatin 1-1, ndeshjen mes Shqipërisë dhe Maqedonisë në Loro Boriçi të Shkodrës, e vlefshme për kualifikueset e botërorit rus.
Pasi u morën në konsideratë të gjitha pretendimet e kombëtares shqiptare dhe asaj maqedonase zyrtarët e UEFA-s kanë vendosur që 15 minutat e mbetura të lojës të zhvillohen sot në orë 14:00 në stadiumin Loro Boriçi.
Bëhet e ditur se hyrja për të gjithë tifozerinë kuq e zinj që duan të mbështesin djemtë e kombëtares do të jetë falas, edhe ata që nuk kishin prerë biletë një ditë më pare.