Kosova i nisi mbarë kualifikueset për Botërorin “Rusi 2018” pasi arriti të marrë një pikë në ndeshjen ndaj Finlandës. Kosova dominoi tërësisht ndeshjen, duke qarkulluar më shumë topin dhe duke rrezikuar portën e finlandezëve, të cilët u gjendën në vështirësi disa herë.
Në minutën e 18 Kosova pësoi gol, në zhvillimin e një goditjeje nga këndi skuadra e Finlandës arriti të arriti të shënojë. Arajuri ishte autori i golit për skuadrën Finlandeze.
Barazimi erdhi në minutën e 60, kur Lam ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Bernard Berishës brenda zonës dhe arbitri akordoi penallti. Valon Berisha nuk gaboi nga pika e bardhë duke barazuar shifrat. Ky barazim është I rëndësishë për skuadrën e Kosovës pasi ajo arrin të siguroi një pikë.
Kosova dhe Finlanda janë pjesë e Grupit I të eliminatoreve te Rusi 2018.