Pasditen e së mërkurës, 19 tetor policia federale në provincën e Nettetal të Gjermanisë kontrolloi një 39-vjeçar shqiptar i cili ishte shpallur në kërkim. Pas kontrollit të tij në sistem rezultoi se 39-vjeçari ishte në kërkim nga prokuroria publike në Hanover me një urdhër arresti për shkelje të ligjit për lëndët narkotike.
Sakaq, 39-vjeçarit shqiptar iu dha zgjedhja që të paguajë një gjobë prej 680 eurosh ose të vuajë dënimin prej 68 ditësh që të shlyejë veprën e tij penale.
Ai u arrestua dhe u dërgua në komisariatin e policisë në Kempen për procedimin e mëtejshëm, ndërsa si përfundim pagoi gjobën dhe u lirua nga detyrimet ndaj drejtësisë gjermane.