Një shqiptar ka rënë në pranga në Itali pasi është kapur nga autoritetet duke shitur kokainë. Pas një aksioni të kryer nga autoritete italiane janë sekuestruar para dhe drogë, bëhet fjalë për 101 gar kokainë dhe 6 mijë euro.
Gjatë këtij aksioni karabinierët arrestuan një 30-vjeçar dhe një 40 vjeçar nga zona Chiaravalle, teksa po shkëmbenin lëndën narkotike, ndërsa paratë i kishin fshehur në makinë.
Ndërkohë shqiptarit të arrestuar iu sekuestrua automjeti. Të dy të arrestuarit u dërguan në burgun Montacuto në Ankona. Automjeti ndërkohë drejtohej nga një shqiptar, të cilit iu sekuestrua.