“Piranjat” në Abc të moderuar nga Florjan Binaj dhe Arilena Ara kanë sjellë sërish një tjetër investigim të kalvarit të vuajtjeve të emigrantëve shqiptarë që synojnë të kalojnë nga Franca drejt Anglisë me gomone.
Agjenti Eraldo Harlicaj dhe ekipi i xhirimit të “Piranjave” këtë herë është zhvendosur në bregdetin e “Dunkirk” në Francë, aty ku janë të grumbulluar më shumë se 5 mijë emigrantë nga disa vende të ndryshme të botës të cilët synojnë që të kalojnë detin dhe të shkojnë në Britaninë e Madhe.
Përmes kameras së “Piranjave” dhe punës kolosale të bërë nga Eraldo Harlicaj, ju keni parë se në çfarë torturash, tmerri, lodhjeje por dhe pasigurie për jetën kalojnë emigrantët shqiptarë por edhe të tjerë, të cilët ëndërrojnë për të shkuar në Britani.
Siç edhe e keni parë në video ata që drejtojnë trafikun njerëzor në Francë janë kurdë, ndërsa shqiptarët bëjnë vetëm rolin e sekserit.
Përmes rrëfimeve të bëra për “agjentin” Eraldo Harlica, emigrantët rrëfejnë se shpesh kurdët qëllojnë edhe me armë zjarri duke lënë njerëz të plagosur, në rast se atyre ju prishen pazaret.
Ajo që e bën edhe më tragjike këtë rrugëtim pafund, është e në kam sheh edhe fëmijë të vegjël, të cilët njëlloj si prindërit e tyre duhet të kalojnë natën në çadra, të pangrënë, por edhe të ecin për orë të tëra në këmbë për të arritur në destinacion, aty ku është gomonja që do i kalojë përtej detit. /Abc