Një 67-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Intensive” i zhvilluar ditën e sotme. Burime bëjnë me dije se u vu në pranga personi i identifikuar me iniciale B.K., për armëmbajtje pa leje.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Fushë Milot, është gjetur e fshehur një armë zjarri automatik, të cilën ky shtetas e posedonte pa leje.
Në përfundim të veprimeve, 67-vjeçari u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit që ai posedonte.