Lugina zvicerane që s’mërzitet për krizën energjetike – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lugina zvicerane që s’mërzitet për krizën energjetike

14:53 | 15/10/2022
në Uncategorized
0

Ndërsa njerëzit nëpër Evropë po porositen ta kursejnë energjinë gjatë dimrit që po vjen, për të shmangur ndërprerjet, Lugina e Bavonës në Zvicër nuk po mërzitet fare, pasi nuk ka qenë kurrë e lidhur në rrjetin elektrik.

E ndodhur në rajonin italishtfolës Ticino, në jugun e Zvicrës, lugina e izoluar dhe e rrethuar me shkëmbinj, përgjatë lumit Bavona, është njëra ndër më të rrëpirëtat në Alpe.

Por, në luginën e dhëmbëzuar ndodhen 12 fshatra të vogla, të përbëra nga shtëpi prej guri, ku banojnë dhjetëra persona gjatë shumicës së vitit, përpos në dimër, kur qëndrojnë pak më shumë se 10 veta.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Njëmbëdhjetë prej fshatrave nuk janë të lidhura në rrjetin elektrik, pavarësisht se zona prodhon shumë energji, falë digave që ndodhen lart, afër majave të maleve.

Ato janë ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore, për t’i mundësuar rrymë rajonit gjermanishtfolës të Zvicrës, në anën veriore të Alpeve, thotë Romano Dado, ish-anëtar i këshillit lokal në Cevio, vendbanimin në fund të luginës nga i cili varen fshatrat.

Romano Dado (majtas), duke qeshur pranë bashkëfshatares Bice Tonini, në fshatin e vogël Sonlerto.

Për të çuar rrymën poshtë në luginë nevojiteshin transformatorë, por “njerëzit këtu nuk kishin para për to”, tregon ai. Vetëm fshati i fundit në majë të luginës i kishte mundësitë për një luks të tillë.

Me kalimin e dekadave, popullsia e luginës u tkurr nga rreth 500 në më pak se 50 tani, sipas Dados, ndërsa banorët u mësuan të jetonin pa qenë të lidhur në rrjetin elektrik, duke u shërbyer me oxhaqe dhe duke instaluar panele diellore mbi çati që nga vitet e 1980-ta.

Llamba me vajguri dhe qirinj

Banorët po ashtu përdorin bombola gazi, qirinj dhe llamba me vajguri. Për t’i larë rrobat, “ne shkojmë në lumë, si gjithmonë”, thotë Tiziano Dado, vëllai gurgdhendës i Romanos.

Lugina e ngushtë, rreth 10 kilometra e gjatë dhe e rrethuar nga male vigane, me lartësi prej mbi 2.500 metrash, përgjatë shekujve ka pësuar ortekë, përmbytje dhe rrëshqitje dheu, që nganjëherë kanë shkaktuar edhe vdekje.

Emigrimi stinor drejt kullotave verore ka vazhduar në zonë deri në vitet e 1970-ta.

Familjet kanë shkuar në luginë me kafshët e tyre nga marsi deri në fund të dhjetorit, dhe janë kthyer për Krishtlindje, pohon Sonia Fornera, nga Orrizonti Alpini, një grup ekspertësh i historisë dhe kulturës alpine.

“Ishte jetë e vështirë, por ishte jetë e thjeshtë”, thotë Bice Tonini, 88-vjeçare, duke u ngrohur pranë oxhakut në shtëpinë e saj.

Bice Tonini në ambientet e shtëpisë së saj, në Sonlerto.

Pavarësisht moshës së saj, ajo vazhdon të jetojë atje nga pranvera deri në tetor, falë paneleve të saj diellore.

“Aq shumë energji çohet dëm” në shoqërinë moderne, pohon ajo.

Natën, nuk ka ndriçim të rrugëve që do t’ia pamundësonte asaj t’i admironte yjet – ndërsa asaj i pëlqen shfaqja e përnatshme më shumë sesa shikimi i televizorit, që rrallë gjendet në luginë.

Një dritë e ndezur brenda shtëpisë së Bice Toninit.

Muze apo ëndërr?

“Ne jemi mësuar të jetojmë në një mënyrë shumë të thjeshtë, dhe nuk kemi frikë nga kursimet” në aspekt të energjisë, shprehet Ivo Dado, 81-vjeçar, i cili me krenari thotë të ketë instaluar panele diellore që më 1987.

Ish-fermeri – i cili s’ka lidhje familjare me vëllezërit Dado – është i lumtur që disa qytete po heqin dorë nga dritat tradicionale festive këtë dhjetor.

Celula të vjetra fotovoltaike mbi çatinë e një shtëpie në Roseto.

“Kjo Krishtlindje do të jetë si dikur, me më pak dritë. Do të jetë e bukur përsëri!”, thotë ai.

Megjithatë, këtë qëndrim kursyes karshi energjisë nuk e ndajnë të gjithë.

“Panelet diellore janë zgjidhje e pjesshme”, pohon Martino Giovanettina, shkrimtar dhe pronar i njërit prej restoranteve të pakta në luginë.

Ai beson se mungesa e rrymës, dhe rregullat e rrepta për rinovimin e ndërtesave të vjetra, po kontribuojnë në shpopullimin e luginës, duke e kthyer atë në “muze” në qiell të hapur të së kaluarës, në vend se të orientohet nga turizmi, siç kanë bërë luginat fqinje.

Lugina e Bavonës nuk ka kurrfarë organizimi për turistët, përveç një teleferiku nga fshati i fundit deri te digat, ndërsa parkimi i kamp-shtëpizave është i ndaluar.

Një turist duke ngarë biçikletën e tij elektrike në Sonlerto.

Doris Femminis, fituese e Çmimit Zviceran për Letërsi më 2020, është rritur në luginë dhe është marrë me blegtori në të njëzetat e saj. Tani, ajo shkruan në librat e saj për atë periudhë në Luginën e Bavonës.

Femminis, e cila tani jeton në malet e Jurës, në Zvicrën perëndimore, kthehet çdo dy muaj “në këtë vend të mrekullueshëm të fëmijërisë”.

Lopët duke kullotur në fshatin e vogël Fontanellata.

“Në Zvicër, neve na pëlqen që të kemi ende një pjesë të natyrës së egër”, shprehet ajo, teksa pranon se vendet e tilla nuk janë të përshtatshme për jetën moderne.

“Është vend i së shkuarës”, pohon ajo. “Askush nuk dëshiron të jetojë më atje; është vetëm ëndërr”./ REL

Etiketa: çmimekrizë energjetikeZvicër

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
“Tina i dërgonte foto varri”, babai i Martin Çeços tregon detaje tronditëse: I ka paguar 2 mln lekë…

“Tina i dërgonte foto varri”, babai i Martin Çeços tregon detaje tronditëse: I ka paguar 2 mln lekë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com