Pesë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi i janë gjetur dhe sekuestruar doza të ndryshme me lëndë narkotike. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre personave, në vende të ndryshme, shërbimet e Policisë iu kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike, të llojit kokainë, cannabis sativa dhe heroinë, të ndara në doza.
Në pranga kanë rënë R. M., 28 vjeç, N. E., 39 vjeç, E. Zh., 22 vjeç, A. A., 26 vjeç, të gjithë banues në Tiranë dhe Y. A., 41 vjeç, banues në Prishtinë.
Njoftimi:
Tiranë/Goditen, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, 5 raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Vihen në pranga 5 shtetas. Sekuestrohen doza kokaine, heroine dhe kanabisi.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas shpërndanin lëndë narkotike, në zona të ndryshme të Tiranës, kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tyre.
Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit:
- M., 28 vjeç, N. E., 39 vjeç, E. Zh., 22 vjeç, A. A., 26 vjeç, të gjithë banues në Tiranë dhe Y. A., 41 vjeç, banues në Prishtinë.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, në vende të ndryshme, shërbimet e Policisë iu kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike, të llojit kokainë, cannabis sativa dhe heroinë, të ndara në doza.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.