Pas meshës së Shenjtërimit të Nënë Terezës Papa Françesku ka ofruar një drekë me bazë picën napoletane për 1500 të varfër që jetojnë e strehohen në shtëpitë e Misionareve të Nënë Terezës në të gjithë Italinë.
Jashtë murreve të sallës Paolo 6 në Vatikan, janë vendosur furra druri të montueshme. Picat do të përgatiten nën kujdesin e picierit të njohur napoletan Vincenzo Staiano për impenjimin e tij të veçantë në fushën e bamirësisë.