Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në qytetin e Gramshit. Një 40-vjeçar i identifikuar si L.Tafa ka humbur kontrollin e motoçikletës së tij dhe është plagosur rëndë.
Menjëherë Tafa është transportuar në spitalin e Gramshit, por pas përkeqësimit të plagëve të tij, mjekët u detyruan ta dërgojnë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Nisur nga gjendja e të aksidentuarit, për transportimin e tij është marrë një helikopter ushtarak.Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa pritet të bardhen detaje pas hetimeve nga policia në vendin e ngjarjes.