Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, është mbledhur ditën e sotme në protestë para SPAK. Regjisori Edmond Budina u shpreh se edhe pse kanë kaluar më shumë se dy vite nga kallëzimi që kanë bërë për shembjen e Tetarit, SPAK ende nuk ka reaguar.
Por protesta është shoqëruar me tensione, pasi në momentin që aktori i njohur Mehdi Malkaj po mbante fjalën e tij, në një moment një qytetar tenton të prishë protestën duke i akuzuar se janë nxjerrë aty nga ish kryeministri Sali Berisha.
“Këta janë ushtarë të Sali Berishës”, tha qytetari, ndërsa u desh ndërhyrja e policisë që ky i fundit të largohej dhe protesta e Aleancës të vazhdonte.