Ahmet Stafa është arrestuar nga policia e Durrësit, ndërsa bashkëshortja e tij, Asije Stafa është vënë nën hetim pas konfliktit të dhunshëm që patën me njëri-tjetrin.
Çifti i bashkëshortëve, pas një konflikti, rrahën njëri-tjetrin me sende të forta. Ngjarja ndodhi në lagjen nr.11 në Durrës paraditen e djeshme, ku Ahmet Stafa mbeti i plagosur me thikë.
“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, sipas të cilit, në lagjen nr.11, Durrës, shtetasit Ahmet Stafa, 78 vjeç dhe Asije Stafa, 74 vjeçe (bashkëshortë), pas një konflikti për motive të dobëta, kishin goditur njëri-tjetrin me sende të forta, ju bëjmë me dije se: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariati të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Ahmet Stafa, si dhe referuan materialet në Prokurori e nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Asije Stafa, për veprën penale “Dhuna në familje”, informoi policia.