Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka lajmëruar datën e caktuar për debatin në Kuvend lidhur me situatën e energjisë elektrike.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Vasili njofton se debati është kërkuar nga 15 deputetët e Partisë së Lirisë dhe Partisë Demokratike, ndërsa shton se qeveria duhet të japë llogari për menaxhimin kriminal të energjisë elektrike.
“Debati i kërkuar nga 15 deputetët e Partisë së Lirisë dhe të Partisë Demokratike për situatën energjetike do të zhvillohet më 20 tetor në Kuvendin e Shqipërisë. Llogaridhënie deri në fund dhe transparencë për menaxhimin kriminal të qeverisë për energjinë elektrike. Shpërdorimi me miliarda euro dhe hedhjen në kurriz të qytetarëve të thjeshtë të të gjithë barrës së korrupsionit të tmerrshëm me energjinë përmes provokimeve mafioze të qeverisë me rritjen e çmimeve!!”, shkruan Vasili.