Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Gert Bogdani ka folur ditën e sotme në lidhje me zgjedhjet e ardhme lokale ku ka shprehur gatishmërinë për të kandiduar për të drejtuar bashkinë e Tiranës.
Bogdani deklaroi sot në një konferencë ku ishte i pranishëm edhe ish-kryeministri Sali Berisha se kanë nisur trajnimet me strukturat e Partisë Demokratike, teksa deklaroi se sot në Shqipëri ka ardhur sërish koha për ndryshim.
“Besoj se është shumë e rëndësishme jo vetëm të kemi kandidatë, por një skuadër të fortë dhe të suksesshme. Kemi vazhduar trajnimet me strukturat e PD të Tiranës. Sfida e ardhshme po vjen shumë shpejt. Sfida e ardhshme nuk janë vetëm sfidë për të PD dhe opozitën por për Shqipërinë dhe të ardhmen e Shqiptarëve. Sot në Shqipëri ka ardhur përsëri koha për ndryshim dhe koha për ndryshim është tani”, u shpreh ai.