Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e kolegjit turk “Mehmet Akif”, i cili kërkoi pezullimin e vendimit të qeverisë për mbylljen e shkollës.
Më 26 shtator, gjimnazistët e kolegjit “Mehmet Akif”, protestuan kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e këtij institucioni arsimor, por gjykata vendosi të mbajë anë e qeverisë në përplasjen mes dy palëve.
Qeveria shqiptare mori vendimin për të mbyllur veprimtarinë e institucionin arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy” me justifikim se nuk kishte respektuar ligjin në momentin e ndërrimit të godinës ku zhvillohej mësimi.
Në VKM, theksohet se ky institucion ka për detyrë të pajisë çdo nxënës me dokumentet e nevojshme për transferimin e nxënësve në një tjetër shkollë, të paguajë detyrimet e transferimit dhe tu kthejë paratë që kanë paguar për vitin shkollor.