Një tjetër rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar ditën e sotme në Durrës. Burime nga policia bëjnë me dije se një 29 vjeçar që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Bëhet fjalë për personin e identifikuar me iniciale E.M., 29- vjeç i cili është arrestuar nga policia e Durrësit.
29- vjeçari do të përballet me akuzën për veprën penale “Dhuna në familje”.
“Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasi E. M., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”, njofton policia.