Ergys Hida, 36-vjeç humbi tragjikisht jetën në Pordenone të Italisë. Mediat italiane raportojnë se i riu nga Shqipëria u fut për tu larë në një lum, por nuk doli më i gjallë prej aty.
Sipas hetimeve paraprake Hida u ndje keq fillimisht, ndërsa më pas ndërroi jetë. I riu shqiptar kishte një dyqan tatuazhesh dhe piercing në rrugën Tessitura.
Për shkaqe të paqarta, i riu mësohet se ishte larguar nga banesa e tij dhe po flinte në makinë. Në fakt prindërit, mbrëmjen e së hënës kishin denoncuar në polici zhdukjen e tij.
Trupi i tij i pajetë u gjet pasditen e së martës, i mbytur në rrjedhën e lumit Noncello. Autoritetet paraprakisht dyshojnë se vdekja e 36-vjeçarit ka qenë për shkaqe natyrale.