Një 47-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në një hotel të qytetit të Piacenzës. Ai duhet të vuajë dy vjet burg për trafik droge.
Pasditen e së shtunës, punonjësit e policisë së komisariatit u vunë në gjurmët e tij brenda një hoteli në periferi të qytetit dhe e njoftuan për urdhrin e lëshuar pak ditë më parë nga gjykata e Piacenzës.
Shqiptari ishte dënuar për një sërë veprimtarish me lëndë narkotike që kishte kryer në Piacenza. Ai u vu në pranga brenda hotelit ndërsa tani ndodhet në burg në Novate.