Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në një banesë në fshatin Kosmaç në Shkodër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur 4 ditë më parë. Grabitësit kanë hyrë të maskuar në banesë dhe kanë marrë një shumë parash rreth 1 mijë paundë dhe sende të tjera me vlerë.
Policia ende nuk i ka gjetur autorët, por ka rënë në gjurmë të tyre pasi ka gjetur skafandrat e motorëve që dyshohet se janë përdorur në grabitje.
Skafandrat e gjetura kanë patur njolla gjaku ndaj dyshohet se autorët kanë qenë të plagosur në momentin që janë larguar nga banesa e grabitura. Identiteti i pronarit të banesës ende nuk dihet.