Xhemail Shala, Sadik Shala, Alban Gashi dhe Iskender Sale, të akuzuar në rastin e 113 kg heroinë të sjella nga Irani, janë shpallur fajtorë nga Gjykata e Prishtinës. Xhemajl Shalën dhe Iskender Salen, gjykata i ka shpallur fajtorë secilin për veprën penale trafikim i lëndëve narkotike.
Xhemajl Shala është dënuar me 9 vite burg dhe 25 mijë euro dënim me gjobë. Ndërsa Sadik Shalës gjykata i ka shqiptuar 7 vite burg si dhe dënim me gjobë prej 15 mijë euro. Kurse Iskender Sale është dënuar me 9 vite si dhe dënimin me gjobë prej 25 mijë euro.
Gjithashtu gjykata ka shpallur fajtor Alban Gashin dhe të njëjtit i ka shqiptuar 1 vit burg për veprën penale “dhënia e ndihmës në kryerjen e veprës penale”, “legalizim i përmbajtjes së rreme”, ndërsa është liruar nga akuza për veprën penale “falsifikim i dokumenteve”.
Po ashtu gjykata ka urdhëruar dënimin plotësues për konfiskimin e mjeteve të përdorura në kryerjen e këtyre veprave penale si dhe shkatërrimin e lëndës narkotike të llojit heroinë.