Po bien qeveritë e Ballkanit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Po bien qeveritë e Ballkanit

19:30 | 01/09/2016
në Opinion
0

Nga Frrok Çupi

Aida Dragutin, një zonjë imcake deputete, opozitare, e Kuvendit të Kosovës, e pikasën se shkoi në toilet dhe iu sulën derës, ku hyri. Sa doli, dhjetë a pesëmbëdhjetë burra të armatosur, i vunë prangat dhe dërguan në burg. Kjo ndodhi dje, tek dera e toilet-it të Kuvendit të Kosovës. Jashtë bërtisnin shumë njerëz kundër qeverisë; por rënia nuk vjen prej andej, rënia erdhi prej këtij akti vulgar të burrave të armatosur të shtetit. Qeveria, po të mos jetë duke rënë, sigurisht nuk do të shkonte te ky akt me derën.

Rënia e vërtetë e qeverive, edhe në Ballkanin e “egër të burrave”, ka qenë historikisht aq pa dinjitet sa vetë qeveritë. Qeveritë kanë rënë “në banjë”, si në alegori ashtu edhe realisht.  Siç po ndodh në Dibër të shtetit të Shqipërisë, ku po luftohet me të gjitha armët për të fituar një “qeveri” të rënë në banjë para pak muajsh. Edhe lufta për të fituar po bëhet aq e ndotur. “Puna” e kryetarit që ishte në Bashki, një “rilindës” që u bë legjendë “veshjesh të brendshme”, ishte një punë banjash. A mund ta ngrejë më “bajrakun” e Dibrës nga vendi ku i ka rënë Rilindjes?! Edhe po e ngriti, punë toilet-esh mbetet…

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nuk është aspak apokaliptike kjo lloj rënieje; është vetë substanca e qeverive që “plaken” e degradojnë, aq sa kur bien, bien keq. Në trevat ballkanike, si askund tjetër, migron një thënie e shkurtër: “Qenit, kur i vjen e fundit, vete përmjerr në xhami…”. Këtë bëjnë qeveritë këtu, ndryshe nga qeveritë e përparuara që i largohen momentit vulgar të fundit; ata kurrë nuk i kacaviren me thonj e me dhëmbë “derës së toilet-it”. Po më vjen në mendje çfarë lexova sot për kryeministrin e Spanjës, Mariano Rajoy. Edhe pse fitoi zgjedhjet tre herë brenda vitit, ky nuk mundi ta krijojë qeverinë; dhe sot deklaroi se “heq dorë nga kjo punë, kurrë nuk do të jem më kryeministër”. As shkoi të blejë deputetë, as iu vardis aleatëve, as përdori kokainë nga ankthi, as shau, as fyu.

Ku nuhatet rënia e qeverive ballkanike?

Dje në Shkodër, kryetarit të qeverisë Rama “i dolën sytë” nga kafka, kur u përball me një zonjë, kryetare e Bashkisë së Shkodrës. I iku truri dhe nisi të sulmojë zonjën që sa më shumë fyhej prej kryeministrit, aq më shumë Voltanës i ndriste nuri. Kryeministri kishte rënë; kishte rënë, prandaj nuk përmbahej dhe i thoshte popullit të Shkodrës se “nuk të jap më asnjë kokërr leku”…

Qeveria nuk ka më punë me popullin e vet.

Qeveria e Kosovës ndodhet përballë protestave popullore dhe ka humbur arsyen. Qeveria e Malit të Zi, siç shkruajnë mediat e vendit, ka mbedhur forcat speciale ushtarake dhe i ka dërguar në kufi me Kosovën “për të mbrojtur tokat” e periudhës së Titos. Që në momentin e nervozizmit të papërmbajtur nacionalist, qeveria ka rënë. Qeveria e Shkupit ka rënë e ka rënë. Qeveria e Serbisë, në praninë e Presidentit, dje-pardje, zhvilloi një stërvitje ushtarake “kundër terrorizmit” bashkë me serbët e Republika Sërbska. Në fund të stërvitjes tha se “në rast terrorizmi nuk i njohim kufijtë mes shteteve”. Terrorizmi sajohet dhe ndodh marrëzia me kufijtë. Nuk ka mënyrë tjetër më vulgare për të rënë se sa të kopjosh metodat e “luftës së burrave”, kur shtëpinë e kanë lënë bosh me fëmijë të uritur.

Qeveritë e Ballkanit, pasi nuk kanë  ushqyer dot popujt e vet, pasi nuk i dhanë dot as punë, paqë, as siguri, u drejtuan për të “dera e xhamisë”.

Analizat më të mira të Perëndimit po dëshmojnë se Ballkani tani ndodhet në prag të një konflikti. Konflikti është nxitur nga qeveritë, të cilat nuk janë të afta të qeverisin pa vulgaritetin e luftës; njëkohësisht konflikti shpejton rënien e qeverive. Në gjithë Ballkanin perëndimor po kërkohet largimi i qeverive. Alternativa ironike popullore: “O largohuni ju, o po ikim ne!”, është më tragjikja e gjithë historisë së këtyre popujve. Rreth 30 për qind e shqiptarëve të Shqipërisë dhe njëkohësisht e qytetarëve të shteteve të Ballkanit perëndimor (sipas statistikave të instituteve perëndimore) po kërkojnë të lënë vendin. Shqipëria që u kthye në fillesa të Luftës Ballkanike për shkak të vijës bregdetare, po bëhet përsëri një sferë që “nuk e mbajnë nervat” e qeverisë dhe po bën të pamenduarën. Kësaj here rënia e qeverisë vjen o për shkak të marrëzisë me fqinjët, o për shkak të konfliktit për drogën! Nuk ka më rënie si ato të viteve ‘90 ose ‘97. Slogani diplomatik i qeverisë shqiptare “zero problem me fqinjët”, i kopjuar fjalë për fjalë nga tirania e Erdoganit të Turqisë, është kthyer në “problemi zero brenda vendit”. Nuk ka asgjë që e mban qeverinë këtu në vend, as ekonomia, as siguria, as besimi, as popullariteti. Ky është “problemi zero”; qeveria ra duke e reklamuar vulgaritetin jashtë kufijve.

Trazirat ballkanike mund të fillojnë për shkak të “zeros” së brendshme.

… Pse e burgosën sot Aidën e Kosovës në toilet-in e Kuvendit? Bash në kohën, kur ushtria e Malit të Zi doli në kufi. Qeveria e Kosovës nuk e ka frikën nga Mali i Zi, as nga Serbia. Pakica parlamentare e serëbve nuk u paraqit në seancë dje se tha “nuk kemi siguri” nga qeveria e Kosovës. Frika e qeverisë së Kosovës vjen prej qeverisë së Kosovës. Elita shumë e korruptuar politike e vendit është kthyer në një “yes man-e”, tek shtrin dorën: “E doni bjeshkën e Rugovës? Merreni!… E doni gjysmën e Mitrovicës?… Merreni!”. Qeveritë e Ballkanit mendojnë se mbahen në varëset ndërkombëtare; krijojnë zero problem me fqinjët dhe  “problemin zero brenda vendit“. Qeveritë “kaush” nuk mund të rezistojnë.

Shpresat e qeverive ballkanike për të mbajtur pushtet, varen si në tezgjah. Andej nga shtrihen krahët e njërës, nuk janë krahët e tjetrës. Po shpresojnë krijimin e disintegrimit, me qëllim që të dalin nga kontinenti dhe secila të krijojë celulën e autokracisë. E vetmja shpresë! Qeveria e Shqipërisë i kishte shpresat te Erdogani i Turqisë. Rënia e tij ndodhi pikërisht si “te dera e toilet-it”. Sa sajoi trillin e “grushtit”, aty ka rënë. Shpresat e “vëllait Rama” nuk kanë rënë akoma; ndoshta pse nuk ka tjetër. Krahët e qeverisë së Serbisë janë shtrirë drejt Rusisë dhe Kinës; veç këtë vit Beogradi siguroi 1.5 miliardë euro investime nga Kina. Shtrirjen drejt Banjallukës e bën për të pritur rrënimin e Bosnjës.

Bosnjë Heercegovina, sado që betohet qeveria, prapë e frustruar mbetet. Frustrimi, plus besimi, e çojnë të shpresojë në Saudi. Luftëtarët më të shumtë të Shtetit Islamik furnizohen nga Ballkani.

Qeveritë ballkanike “nuk po shikojnë bahçen e fqinjit”, por i kanë çuar sytë larg. Nga njëra anë bëhen “bashkëkohës” dhe “brukselas” duke qenë të paqtë formalisht; nga ana tjetër mashtrojnë popujt e tyre se “lumturinë nuk e kemi këtu (“nuk kemi para”- tha Rama), por po ua sjellim nga larg”.

Kësaj here rënia është vulgare, aq sa ç’është vulgare rezistenca si kjo e qeverisë së Tiranës që mbahet “në tregun e njerëzve”duke shitur e blerë deputetë.

/veritas.com.al/

Etiketa: Aida DragutierdoganFrrok Çupii dolën sytëKafkaqeveritë e BallkanittiraniatoiletVoltana Ademi

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Ben Blushi e mundi Edi Ramën

Qé se ç’ka të duhej në Shkodër zoti Rama!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com