Vazhdojnë protestat për vrasjen e 22-vjeçares,presidenti iranian: Ata që kundërshtojnë do… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vazhdojnë protestat për vrasjen e 22-vjeçares,presidenti iranian: Ata që kundërshtojnë do…

17:22 | 24/09/2022
në Uncategorized
0

Protestat vazhduan gjatë natës nëpër qytete në Iran deri të shtunën në valën e indinjatës pas vdekjes këtë muaj të 22-vjeçares Mahsa Amini, ndërsa presidenti i Republikës Islamike Ebrahim Raisi tha se ato duhet të shtypen me vendosmëri. Protestat shpërthyen në Iran një javë më parë në funeralin e 22 vjeçare kurde e cila vdiq pasi ra në koma pas ndalimit nga policia e moralit, sipas së cilës ajo nuk e kishte vënë siç duhej hixhabin.

Vdekja e saj ringjalli zemërimin për kufizimet e lirive personale në Iran, kodet e rrepta të veshjes për gratë dhe një ekonomi të dobësuar nga sanksionet. Tridhjetë e pesë persona janë vrarë në demonstratat njëjavore, sipas televizionit shtetëror të Iranit.

Media shtetërore e citoi të shtunën presidentin Iranian Raisi të thoshte se Irani duhet “të merret me vendosmëri me ata që kundërshtojnë sigurinë dhe qetësinë e vendit.”

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Presidenti “theksoi se ishte e domosdoshme të bëhej dallimi mes protestës dhe prishjes së rendit dhe sigurisë publike dhe i quajti ngjarjet-trazira,” sipas medias shtetërore.

Gratë kanë luajtur një rol të spikatur në protesta, duke hequr dhe djegur hixhabët. Disa i kanë prerë flokët publikisht ndërsa turmat e indinjuara bëjnë thirrje për rënien e Udhëheqësit Suprem Ayatollah Ali Khamenei.

Agjencitë iraniane të lajmeve raportuan të shtunën se 739 protestues ishin arrestuar në provincën veriore të Gilanit, në Detin Kaspik.

Një llogari e një grupi aktivistësh në Twitter, 1500tasvir, tha se kanalet e komunikimit dhe linjat telefonike tokësore me qytetin veriperëndimor të Oshnavieh dhe linjat ishin ndërprerë.

Oshnavieh është një nga disa qytete në Iranin veriperëndimor, ku jetojnë shumica e 10 milionë kurdëve të vendit, që mbajti një tubim të premten. Grupi kurd i të drejtave të njeriut Hengaë postoi një video që tregonte se protestuesit kontrollonin disa pjesë të qytetit të premten.

Protestat janë më të mëdhatë që kanë përfshirë vendin që nga demonstratat për çmimet e karburantit në vitin 2019, kur rreth 1,500 njerëz u vranë në një goditje ndaj protestuesve. Ishte konfrontimi më i përgjakshëm në historinë e Republikës Islamike./VOA

Etiketa: IranPresidentprotesta

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para

Kosova zbret në fushë për vendin e dytë, ja formacioni ndaj Irlandës së Veriut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Berisha përjashtoi edhe zonjën Mereme që e futi vetë! –

Berisha përjashtoi edhe zonjën Mereme që e futi vetë! –

23:06 | 12/05/2026
Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze –

Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze –

22:48 | 12/05/2026
Vazhdon trekëndëshi Bashki- One Albania- Gogle e Veliajt?! Monitorim trafiku, gati kontrata e re 400 MLN lekë! –

Vazhdon trekëndëshi Bashki- One Albania- Gogle e Veliajt?! Monitorim trafiku, gati kontrata e re 400 MLN lekë! –

22:00 | 12/05/2026
Do më varni në litar? Unë mbase jam çmendur –

Do më varni në litar? Unë mbase jam çmendur –

21:26 | 12/05/2026
“Me shkarkoni, të bie dhe unë rehat”/ Ristani ‘shpërthen’ gjatë debatit në Këshillin Bashkiak –

“Me shkarkoni, të bie dhe unë rehat”/ Ristani ‘shpërthen’ gjatë debatit në Këshillin Bashkiak –

20:42 | 12/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Berisha përjashtoi edhe zonjën Mereme që e futi vetë! –
  • Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze –
  • Vazhdon trekëndëshi Bashki- One Albania- Gogle e Veliajt?! Monitorim trafiku, gati kontrata e re 400 MLN lekë! –
  • Do më varni në litar? Unë mbase jam çmendur –
  • “Me shkarkoni, të bie dhe unë rehat”/ Ristani ‘shpërthen’ gjatë debatit në Këshillin Bashkiak –
  • Hakmarrje dhe vrasës me pagesë, sagën e përgjakshme mes Nikulajve dhe Lekstakajve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Berisha përjashtoi edhe zonjën Mereme që e futi vetë! –
  • Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com