Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili me anë të një postimi në Facebook ka deklaruar se “qeverisja e Edi Ramës është totalisht e falimentuar” pasi ka publikuar rezultatet e një sondazhi të kyrer nga IDM për besimin në qeverisje ku sipas shifrave qytetarët nuk kanë besim për sa i përket trajtimit të fenomeneve si korrupsioni apo kriminaliteti.
Qeverisja e Edi Ramës totalisht e falimentuar, ja faktet!
Sondazhi i publikuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, IDM, i titulluar “Besimi në Qeverisje” për vitin 2021 tregon fakte shumë të rënda që flasin vetë:
– 83.1% e shqiptarëve e perceptojnë korrupsionin e nivelit të ulët si të përhapur ose shumë të përhapur, ndërkohë që
-83.7% e perceptojnë korrupsionin e madh apo të nivelit të lartë me një përhapje të madhe.
-71.6% nuk ndihen të sigurtë në jetën e përditshme për shkak te kriminalitetit, probleme të shëndetit, padrejtësinë, papunësia dhe fatkeqësia natyrore.
-68.4% e qytetarëve nuk kishin besim te ndjekja penale e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë
-59.3% nuk kishin besim në ndjekjen efektive penale të rasteve të korrupsionit të nivelit të ulët.
– Më shumë se gjysma e të anketuarve i konsiderojnë qeverinë qendrore 57.4% dhe bashkitë 58.2% si jo transparente.
-72.2%) raportuan se nuk kanë mjaftueshëm mundësi për të marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes së institucioneve publike,
-41% e të anketuarve dëshirojnë të largohen nga vendi.
-Kënaqësia për punën e policisë është vetëm 37.4%
-Kënaqësia me transportin publik është vetëm 32.6%
-Kënaqësia me shërbimet gjyqësore vetëm 27.2%
Këto fakte vulosin totalisht falimentimin e qeverisjes se Edi Ramës në çdo drejtim.