Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Vlorës ku A.Ç, 19 vjeç teksa drejtonte motorin ka aksidentuar një vajzë të mitur 17 vjeçe.
Për pasojë 17-vjeçarja dhe drejtuesi i motorit kanë mbetur të plagosur dhe po trajtohen në spitalin e Vlorës, ku mësohet të jenë jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.