Deputeti i Partisë Demokratike Zef Hila, ish-kryetar i bashkisë Vau të Dejës, është paraqitur në SPAK. Nuk dihet ende arsyeja pse Hila është paraqitur në SPAK.
Ndërkohë sot është paraqitur në SPAK edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu pasi akuzohet për “shpërdorim detyre” lidhur me çështjen e privatizimit të ish-Kompleksit “Partizani”.