Një aksident është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës, ku mësohet se një grua është përplasur nga një makinë.
Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës Qemal Mici, lagjia nr.17, ndërsa e plagosura është dërguar me urgjencë në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.