Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në minierën e Bulqizës. Burime bëjnë me dije se një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur në një minierë në Klos të Bulqizës.
55-vjeçari me inicialet N.S., ka qenë duke punuar në momentin që është aksidentuar. Ai është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Raportohet se 55-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë. Pritet të zbardhen detaje pas hetimeve në vendin e ngjarjes.