Një shtyllë elektrike ka rënë mbi një veturë e cila ishte në lëvizje. Sipas njoftimit nga policia, rasti ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë.
Si pasojë, tre persona janë lënduar dhe të njëjtëve u është ofruar trajtim mjekësor. Kështu bëri të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Njësitet përkatëse të Drejtorisë Rajonale të policisë në Prishtinë po merren me rastin”, tha Ahmeti. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet të merren në pyetje dëshmitarë të këtij incidenti.