Policia ka kryer disa arrestime në zonën e “Myslym Shyrit” në kryeqytet. Në pranga kanë përfunduar disa adoleshentë. Ndalimi i tyre u bë pas kontrollit që ushtroi policia në zonë, pas ankesave të shumta të banorëve të zonës.
Mësohet se në momentin e arrestimit kanë mbetur të lënduar dy policë. Njëri prej tyre ka marrë lëndime të shumta ndërsa tjetri më të lehta.
Familjarët e të rinjve kundërshtuan arrestimin duke u shprehur se ishin efektivët ata të cilët ushtruan dhunë e jo fëmijët e tyre. Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen.