Edhe pse disa ditë më parë u çel zyrtarisht sezoni i vjeshtës, zjarret në disa zona vijojnë të jenë aktive. Pasditen e sotme një vatër zjarri në fshatin është ndezur Shën Vasil të Himarës. Mësohet se zjarri ka përfshirë zonën me ullishte të këtij fshati.
Flakët janë shumë pranë shtëpive të banorëve dhe favorizimi nga era po i afron më shumë akoma. Drejt flakëve janë nisur autoritetet zjarrfikëse ndërkohë që banorët me mjete rrethanore po punojnë për izolimin e flakëve.