Një 30- vjeçar shqiptar ka rënë sot në prangat e policisë në Itali. Burime bëjnë me dije se i riu akuzohet për vjedhje. Agjentët e Volantit arrestuan shqiptarin, i cili po kryente vjedhje në një shtëpi lokale në Atripalda.
Shqiptari, në tentativë për tu arratisur ka gjuajtur me gurë agjentët duke goditur njërin prej tyre. Dy bashkëpunëtorë të tjerë arritën të arratiseshin në fshatrat përreth duke humbur gjurmët.
Në vendin e ngjarjes u gjetën mjete për vjedhje, të përdorura për të depërtuar në shtëpinë e viktimës.